Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë
Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin fiskal të kompanisë së naftës “Bankers Petroleum”. Vendimi do të shpallet sot në orën 10:00, avokatët e të dyshuarve sapo kanë përfunduar mbrojten dhe parashtrimet e tyre mbi ankimin për masat e sigurisë qe u caktuan nga gjykata e Fierit. Kujtojmë se prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 10 zyrtarët dhe ish-zyrtarët e “Bankers Petroleum”. Ish-drejtori Leonidha Çobo e drejtori aktual i kompanisë Hongping Xiao së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj kompanie, akuzohen për evazion fiskal dhe pastrim parash. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes dhe kërkesës së palëve për ruajtje...