Çepani i tregon LIVE fotot ministrit: Më dhimbsen më shumë koçkat e të rinjve sesa pllakat e Bulevardit
Aktivistja Edlira Çepani ka kritikuar ashpër reagimin e forcave të rendit ndaj protestuesve, duke vënë në qendër të vëmendjes plagosjen e të rinjve dhe adoleshentëve gjatë protestave të ditëve të fundit. Aajo iu drejtua ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, duke i treguar fotografi të protestuesve të dhunuar. Çepani u ndal veçanërisht te rasti i një të riu që ndodhet në spital me dëmtime të rënda, përfshirë dëmtimin e shtyllës kurrizore dhe krisjen e kafkës. Sipas aktivistes, këto plagë janë shumë më shqetësuese sesa dëmtimet materiale në bulevard, ndërsa theksoi se dhuna duhet dënuar pa dallime dhe pa standarde të dyfishta. “Kockat, shtylla kurrizore e këtij të riu që është në spital dhe kafka e tij e krisur më dhembin shumë më tepër...
Burimi:
kohajone.com