Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Çelja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Ritëm i lartë, tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së
👁13577
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për çeljen e grup-kapitullit të tretë. “RRUGA DREJT SHQIPËRISË 2030 VAZHDON PA NDALIM Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3: Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin. Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027”, shkruan Edi Rama. vijon…