Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit

Çelësi i kuptimit të legjendës së arit apo thesarit të fshehur të Gjergj Kastriotit

NGA: GJON KEKA Sipas një legjende, thuhet se Gjergj Kastrioti kur kishte qenë një herë i rrezikuar të zihej si rob nga otomanët pushtues, për të mos rënë në dorë të tyre, ai kishte kërcyer nga një dritare e kullës së banimit të tij në Kështjellën e Krujës dhe gjatë kësaj ai mori me vete ari dhe gjësende tjera më vlerë. Sipas legjendës ishin tre kuaj plotë me ari e me gjësende që ai i mori dhe i futi diku në male nën dhe për t’i marrë sërish kur të kthehej. Nga kjo mësojmë dy gjëra: së pari: ikja e Skënderbeut nga dritarja, ka domëthënien e shikimit të vizionit dhe të ardhmes së kombit tonë, nëse ecim udhës së tij, idealit të tij, qëllimit të tij...