‘Çdo polic i Ramës që ka dhunuar do të përgjigjet’, Nuri: PD do t’i përcjellë provat te ndërkombëtarët

‘Çdo polic i Ramës që ka dhunuar do të përgjigjet’, Nuri: PD do t’i përcjellë provat te ndërkombëtarët

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Franc Nuri, ka denoncuar dhunën e pretenduar policore ndaj studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve gjatë protestave të ditëve të fundit në Tiranë, duke kërkuar hetim të menjëhershëm dhe vënien para përgjegjësisë të të gjithë personave të përfshirë. Në deklaratën e tij, Nuri ka akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim të tepruar të forcës ndaj protestuesve, duke përmendur raste të goditjes së të rinjve me shkopinj gome, tërheqjen zvarrë dhe keqtrajtimin e personave edhe pasi ishin neutralizuar. Një tjetër shqetësim i ngritur nga përfaqësuesi i PD-së lidhet me kushtet e mbajtjes së protestuesve të shoqëruar në Bllokun e Sigurisë në rrugën “Mine Peza”, ku sipas denoncimeve të përmendura prej tij ndodhen dhjetëra persona, mes tyre edhe të mitur. “Uniforma nuk ju jep të...