Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Çdo ditë në terren”/ Rama: Monitorim për të garantuar sezon turistik të pastër e të rregullt
Kryeministri Edi Rama thotë se strukturat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, por dhe agjencive rajonale janë çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër e të rregullt. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se dyfishimi i aksesit në plazhet publike, shton edhe përgjegjësitë për mirëmbajtjen, pastrimin dhe modelin qytetar në respektimin e hapësirave të përbashkëta. “Me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit, agjencitë rajonale dhe strukturat e tjera, jemi çdo ditë në terren, për të monitoruar garantimin e një sezoni turistik të pastër, të rregullt dhe respektim të parcelave publike siç parashikohet në...