Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Çdo ditë aksidente me monopatina, mjekët kërkojnë që përdorimi të rregullohet me ligj se si, ku dhe nga kush të përdoren
Pas aksidentit të një dite më parë të tre te miturve me monopatinë mjekët e spitalit të Traumës u kërkojnë autoriteteve shtetërore të ndërhyhet me ligj për rregullimin e lëvizjeve me monopate pasi pothuajse çdo ditë ka aksidente prej tyre. Prej kohësh këtë e ka kërkuar edhe kreu i urgjencës kombëtare i cili deklaroi se vetëm këtë vit aksidentet me monopate janë rritur me 30 %. “Ka ardhur koha edhe për shkak te përdorimit masiv të rregullohet me ligji, kush duhet t’i përdorë, shpejtësia, madje personalisht edhe një mini-patentë”, u shpreh, Ilir Hasmuça, kirurg ortoped në Spitalin Univeristar të Traumës....