Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Cavtati, qyteti ilir në bregdetin adriatik të Kroacisë
Albanologu dhe historiani Jahja Drançolli i cili përmes rrjetit të tij social Facebook shpesh sjellë të dhëna të reja historike rreth lashtësisë e trashëgimisë së popullit shqiptar së fundi ka shpalosur për opinionin historinë e një qyteti në bregdetin Adriatik të Kroacisë që ruan etmologjinë iliro-pellazge! Drançolli thotë se Cavtati (Epidaurus i lashtësisë) është një qytet i njohur kulturor dhe turistik në bregdetin Adriatik të Kroacisë, në juglindje të Dubrovnikut sipas shkencës kroate ruan etmologjinë iliro-pellazge. “Studiuesi i madh kroat Prof. Grga Novak, një historian, arkeolog dhe gjeograf i shquar kroat dhe President i Akademisë Jugosllave të Shkencave dhe Arteve gjatë viteve 1958-1978, dhe shumë të tjerë, kanë një mendim shumë bindës për etimologjinë e emrit Epidaurus. Ai pretendon se emri Epidaurum është me origjinë ilire...