A duhet të japin dorëheqje anëtarët e qeverisë pas përfundimit të mandatit?
Albin Kurti dhe kabineti qeveritar po pretendojnë se janë dorëhequr nga postet ekzekutive qysh më 23 mars. Atë ditë, Qeverisë i përfundoi mandati katërvjeçar. Dorëheqjen, përmes një letre, Kurti ia konfirmoi edhe kryetarit të deritanishëm të Kuvendit, Glauk Konjufca. Por, kjo letër u kontestua nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë […]
Kosova në krizë politike, dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit
Kosova ka hyrë në krizë të fortë politike. Partitë politike në Kosovë akuzojnë njëra tjetrën për dështimin e seancës konstituive të Kuvendit, çka rrezikon të çojë vendin drejt një krize institucionale. Ka dështuar sërish ditën e djeshme seanca për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Seanca dështoi për shkak se nuk doli në votim […]
Kush është kryeministri i ri i Serbisë, Gjuro Macut?
Gjuro Macut u bë emri më i kërkuar në Serbi më 6 prill, pasi presidenti i vendit, Aleksandar Vuçiç, e nominoi atë për kryeministër të vendit. “Besoj se ai do ta sjellë një diskurs ndryshe në jetën tonë politike dhe do të ndihmojë në lehtësimin e tensioneve. Mendoj gjithashtu se ai do të bëjë shumë […]
Rrëzimi i teleferikut që la 4 të vdekur në Itali / Viktimat ishin turistë, moti i keq vështirëson operacionet e shpëtimit
Katër persona kanë humbur jetën pasi një kabinë teleferiku u rrëzua në tokë në zonën malore të Monte Faitos, pranë qytetit të Napolit në Italinë jugore. Autoritetet italiane konfirmuan gjithashtu se një person tjetër është plagosur rëndë dhe po transportohet me helikopter drejt spitalit më të afërt. Sipas raportimeve paraprake nga mediat italiane, dyshohet se […]
Tragjike! Shkëputen kabllot e teleferikut në Itali, humbin jetën tre persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në teleferikun e Monte Faitos në Itali. Mediat e huaja raportojnë se janë shkëputur kabllot e një teleferiku, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona. Ngjarja ndodhi në orët e pasdites të së enjtes, kur një nga kabinat e sipërme ra në tokë, pak para se të mbërrinte […]
Britania dhe Gjermania u kërkojnë partive politike të bashkëpunojnë për formimin e institucioneve të Kosovës
Ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë në Prishtinë u kanë bërë thirrje partive politike të bashkëpunojnë për tejkalimin e pengesave për formimin e institucioneve të reja të Kosovës, pasi ato dështuan për herë të dytë radhazi ta konstituojnë Kuvendin e ri të enjten. Konstituimi i Kuvendit dështoi dy herë brenda kësaj jave, për shkak […]
Arrestimi i Dardan Molliqajt, PSD flet për presion politik: Kërkojmë lirimin e menjëhershëm
Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, është arrestuar sot nga Njësia e Reagimit të Shpejtë e Policisë së Kosovës, ndërsa ishte rrugës për në një takim. Lajmin e ka konfirmuar vetë partia përmes një reagimi zyrtar në rrjetet sociale. Sipas PSD-së, arrestimi i Molliqajt është bërë pa asnjë njoftim paraprak nga gjykata, ndërkohë […]
Greqia shpall zyrtarisht hartën e re detare, miraton planin për Zonat Ekskluzive Ekonomike
Athina ka zyrtarizuar Planin Hapësinor Detar, duke bërë publike për herë të parë një hartë të detajuar të pretendimeve të saj në hapësirat detare, të cilat përfshijnë Zonat Ekskluzive Ekonomike (ZEE) të përcaktuara në kuadër të marrëveshjeve me Italinë dhe pjesërisht me Egjiptin. Në pjesët ku mungon një marrëveshje bilaterale, kufijtë janë përcaktuar në bazë […]
Vdes edhe një i lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, numri i viktimave shkon në 62
Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001. Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhimit fillestar të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për […]
‘Shpërthimi” i presidentit me ‘turp për ju’, Vuçiç tregon çfarë zbuluan ‘spiunët’ rusë për armën sonike
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, përdor spiunët e Rusisë për të hedhur poshtë akuzat e protestuesve se kundër tyre u përdor arma e fuqishme sonike. Në një konferencë të jashtëzakonshme, ai pretendoi se hetimet nga Shërbimi Federal i Sigurisë, FSB, rezultoi se kjo armë nuk është përdorur. “FSB është një shërbim ku drejtor është Aleksandër Bortnikov, […]