Roja bregdetare greke e alarmuar, ndërsa qindra migrantë mbërrijnë në Kretë
Roja bregdetare greke ka raportuar një rritje të numrit të migrantëve që kalojnë nga Afrika e Veriut me anije, raportoi sot transmetuesi shtetëror ERTNews. Që nga fillimi i vitit, 53 anije që mbërrijnë nga Libia janë regjistruar në brigjet e ishullit grek të Kretës – pothuajse barazim me totalin prej 63 për të gjithë vitin […]
Tronditet sërish Kosova/ Krim i rëndë në familje, adoleshenti qëllon me armë zjarri motrën e tij
Një 19-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare, paraditen e kësaj të shtune në Ferizaj të Kosovës. Policia Rajonale e Ferizajt konfirmoi se i dyshuari, shtetasi E.M., është lokalizuar dhe ndaluar në kohë të shpejtë, ndërsa arma e përdorur është sekuestruar. Ngjarja ndodhi në rrugën “Mejdi Xhaferri”, ku pas të shtënave, i […]
‘Haxhiu mbetet kandidatja jonë’, Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ngulur këmbë të shtunën se nuk do ta ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, me gjithë mungesën e votave, duke thënë se emërimi i kryeparlamentarit dhe formimi i Kuvendit të ri është detyrë e të gjitha partive parlamentare. “Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, pavarësisht se a është ai […]
I riu shqiptar i zë pritë poshtë shtëpisë oficerit të policisë në Greqi, e plagos me thikë
Greqi – Një 22-vjeçar shqiptar ka sulmuar dhe goditur me thikë një oficer policie 49 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Riza të Halkidikisë. Sipas një banori të zonës që foli për Thesstoday.gr, sulmi ndodhi jashtë shtëpisë së oficerit të policisë, ku shqiptari i kishte zënë pritë. Mësohet se 22-vjeçari e kishte pritur oficerin poshtë […]
Turqi/ Qëllohet me armë zjarri konsullata izraelite në Stamboll, arrestohet agresori
Policia turke arrestoi një person të armatosur mbrëmjen e djeshme, pasi qëlloi me armë zjarri pranë konsullatës izraelite në Stamboll. Arrestimi u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme izraelite. Sipas burimeve lokale, nuk ka pasur të lënduar dhe dëme materiale në ndërtesën e konsullatës. Syri.net-Protothema
‘Bashkimi Evropian duhet të heqë masat ndaj Kosovës’, Osmani: Të ndalen politikat pro-Serbisë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje përsëri Bashkimit Evropian t’i heqë masat ndëshkuese të bllokut kundër Kosovës dhe t’i shqyrtojë “me seriozitet politikat destabilizuese” të Serbisë. Në një shkrim në Facebook për Ditën e Evropës – e cila është festë zyrtare në Kosovë më 9 maj – Osmani tha se është e […]
Vizita e Vuçiç në Moskë, Evropa tani e ka të qartë skenarin, ja si presidenti po e shfrytëzon situatën për “marketing”
Marsela SHYTIA Pasiguria rreth largimit të presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Moskë është përpjekur nga mediat e regjimit në muajt e fundit ta paraqesin atë si një vendim që do të ndryshojë rrjedhën e historisë botërore, shkruan “Deutsche Welle”. Një qasje e tillë u përforcua pas dështimit të vizitës së Vuçiçit në Amerikë, kur u […]
Greqi/ Aksident i rëndë në Rodos, 19-vjeçari humb kontrollin e mjetit, merr zvarrë turistët gjermanë
Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në zonën turistike të Falirakit, në ishullin e Rodosit në Greqi, duke lënë pas plagë të rënda dhe tronditje të madhe. Sipas mediave lokale, 19-vjeçari i cili ishte shkaktari për këtë aksident humbi kontrollin dhe doli nga rruga me qëllimin për të shmangur një automjet që […]
Opozita në Serbi tall Vuçiçin, publikojnë një foto nga Moska: Ja sa vlen diktatori i çmendur
Presidenti i Partisë Republikane të Serbisë, Nikola Sanduloviç, sulmoi përsëri Presidentin Aleksandër Vuçiç, këtë herë për shkak të qëndrimit të tij në pritjen e djeshme të liderëve botërorë në Moskë. Në profilin e tij në Facebook, ai postoi një foto ku tregonte se ku ishte pozicionuar Vuçiç, larg qendrës së ngjarjeve, në rreshtat e fundit […]
‘Armiq ka kudo’/ Fidan: Terroristët kanë tentuar të më helmojnë
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, zbuloi se ka qenë shënjestër e një atentati helmimi. Në një intervistë për stacionin televiziv 24, Fidan tha se kjo ngjarje ka ndodhur para pesë viteve. Ai theksoi se ishte ekzpozuar ndaj niveleve të larta të arsenikut dhe mërkurit, ku sipas tij kjo është zbuluar nga testet që […]