“Shtensiononi situatën”/ Kaja Kallas nesër në Kosovë: Para heqjes së masave të BE-së: Shtohen thirrjet për…
Në kuadrin e një turi në Ballkanin Perëndimor që e çon shefen e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë edhe në Serbi e Maqedoninë e Veriut, politikanja Kaja Kallas qëndron nesër në Kosovë. Vizita e kryediplomates europiane në Prishtinë vjen në një kohë kur autoritetet kosovare i kanë shtuar thirrjet për heqjen e masave […]
Kërcënimi me jetë ndaj presidentes Osmani, Prokuroria e Policia nisin hetimet për identifikimin e autorëve
Prokuroria Speciale ka reaguar në lidhje me kërcënimet që janë dërguar ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Prokuroria Speciale ka bërë me dije se e ka autorizuar njësinë përkatëse të Policisë së Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për identifikimin e personave që kanë kërcënuar me jetë Osmanin. “Prokuroria Speciale e Republikës […]
Kryediplomatja evropiane Kallas këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, do ta vizitojë Kosovën më 22 maj, në kuadër të një turneu që do ta nisë më 21 maj në Ballkanin Perëndimor, ka bërë të ditur Shërbimi Diplomatik i BE-së. Kallas do të udhëtojë edhe në Serbi dhe në Maqedoninë e […]
Aksion policor në Shkup: Bastisje në pesë lokacione në kuadër të rastit Bunker’ kundër grupit ‘Bellanoca-Baron’
Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar për një aksion policor që po zhvillohet në qytetin e Shkupit, ku me urdhër të saj janë duke u bastisur pesë lokacione të ndryshme. Operacioni është pjesë e hetimeve për rastin e koduar “Bunker”, që lidhet me aktivitetet e dyshuara kriminale të grupit të strukturuar “Bellanoca-Baron”. Sipas komunikatës zyrtare, bastisjet janë duke u kryer që nga orët e para të mëngjesit, nën drejtimin e prokurorit kompetent dhe me mbështetjen e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). “Aksioni është rezultat i provave të siguruara gjatë hetimeve kundër anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal ‘Bellanoca-Baron’. Prokuroria do të publikojë më shumë detaje gjatë ditës,” thuhet në njoftim. Autoritetet nuk kanë dhënë ende informacione për numrin e personave të përfshirë apo për ndonjë të arrestuar eventual, ndërsa hetimet po vazhdojnë në disa drejtime.
Vijon ngërçi/ As përpjekja e 19-të nuk zhbllokon Kuvendin e Kosovës, më 23 maj mbahet seanca e radhës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar për të nëntëmbëdhjetën herë me radhë që ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Të mërkurën, ligjbërësit refuzuan për të njëmbëdhjetën herë rresht që ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës – […]
E rëndë/ 66-vjeçari ngacmon seksualisht 17-vjeçaren
Një 17-vjeçare dyshohet se është ngacmuar seksualisht nga një 66-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kuçovë. Njoftimi i policisë: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 66 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 17-vjeçare.
Rrëmbehet një e mitur/ Persona të paidentifikuar e futën me forcë në makinë, policia: Nëna e vajzës u plagos lehtë
Një vajzë e mitur është rrëmbyer pas mesnate në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci i cili ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 00:45. Ai shtoi se një orë pas ngjarjes vajza është liruar. Sipas tij gjatë tentativës për të ndaluar autorët […]
Vrasja e 14-vjeçares që tronditi Shkupin, vazhdon sot gjykimi për ngjarjen e rëndë
Gjykimi për rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit po vazhdon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Në seancën e fundit, u përmbyll faza e marrjes së dëshmive dhe u kalua në shqyrtimin e provave shtesë. Prokuroria paraqiti materiale të reja, përfshirë pamje nga kamerat e sigurisë pranë shtëpisë së Velibor Manev, […]
Skandali me hotelin Trump-Kushner, mediat gjermane ngrenë hije dyshimi, ja pse kjo mund të jetë hakmarrja e Vuçiçit
Marsela SHYTIA Për të përjavshmen gjermane “Der Spiegel”, autori Sebastian Stoll shkroi një artikull të gjerë rreth hotelit që dhëndri i Trump, Jared Kushner, synon të ndërtojë në vendin e ndërtesës së Shtabit të Përgjithshëm në Beograd. Titulli tashmë sugjeron se projekti është “në prag të kolapsit”, shkruan “Deutsche Welle”. “Në fakt, dukej sikur projekti […]
Sot tentativa e 19-të për konstituimin e Kuvendit në Kosovë, a do të zhbllokohet ngërçi politik?
Kuvendi i Kosovës pritet të mbajë sot seancën e 19-të në përpjekje për t’u konstituuar, tre muaj pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt. Pavarësisht thirrjeve për zhbllokim institucional, partitë politike ende nuk kanë arritur konsensus për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. As në seancën e 18 nuk kaloi procesi i votimit për të […]