Temperaturat ‘përvëluese’/ Italia dhe Greqia alarm të kuq për të nxehtin ekstrem
Ministria e shëndetësisë e Italisë paralajmëroi banorët dhe turistët të premten për temperatura të larta në të gjithë vendin, duke lëshuar një alarm të kuq për 21 qytete këtë fundjavë, përfshirë Romën, Milanon dhe Venecian, ku më të pasurit dhe të famshmit e botës janë mbledhur për ceremoninë martesore të manjatit të Amazon, Jeff Bezos. […]
Ngërçi politik në Kosovë/ Ftesa e Kryeministrit Kurti ndaj partive politike, reagon analistja: Reflektoi, por vonë…
E ftuar në një studio televizive analistja Magbule Shkodra, tha se Kurti reflektoi vonë dhe Kosova nuk ka kohë për të pritur. Gjykata Kushtetuese e Kosovës tha një ditë më parë se deputetët janë të detyruar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët. Pas […]
Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të nxitur incidente gjatë festës serbe Vidovdan të shtunën në Gazimestan, rreth 10 kilometra nga kryeqyteti Prishtinë. Duke folur në një mbledhje të Qeverisë në detyrë, Kurti tha se Serbia do të përpiqet ta zhvendosë vëmendjen […]
Kosovë/ Ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës në Kuvend, ja kur do të mbahet mbledhja e radhës
Është ndërprerë seanca konstituive në Kuvendin e Kosovë. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se do të kërkojë konsultim me kryesuesin e seancës, Avni Deharin për të arritur konsensus se si do të vazhdohet tutje, pasi kjo parti kërkon që votimi i fshehtë të largohet nga rendi i ditës. AAK thotë se kur kthehet votimi […]
Greqia dislokon forca detare në Kretë për të përballuar valën e re të emigrantëve nga Libia
Greqia ka vendosur forca detare në brigjet jugore të Kretës, në përgjigje të një rritjeje të ndjeshme të mbërritjeve të migrantëve nga Libia. Sipas autoriteteve, mbi 7,300 persona kanë zbarkuar deri më tani vetëm këtë vit në Kretë dhe ishullin Gavdos, duke e çuar në kolaps kapacitetin e strehëzave ekzistuese. Zyrtarët grekë dhe europianë kanë […]
Ngërçi politik/ Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, flet hapur Albulena Haxhiu: Nëse s’i marr 61 vota në votim…
Duke folur në një konferencë për media para seancës konstituive, Haxhiu u bëri thirrje partive parlamentare të votojnë për formimin e një komisioni për votim të fshehtë për kryeparlamentar. Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është zotuar se do të tërhiqet nëse deputetët nuk e votojnë në votim të […]
“Konstituimi i Kuvendit, detyrim i deputetëve”/Ngërçi politik në Kosovë, Kryeministri fton në dialog partitë e opozitës
Vendi përballet me dhjetëra tentativa të dështuara për konstituimin e Kuvendit, ndërsa ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin që detyron deputetët ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, pra maksimumi deri më 26 korrik. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ftuar krerët e partive parlamentare për takim të shtunën në orën 16:00. Albin […]
E rëndë/ Ndërron jetë foshnja 3 javëshe, dyshohet se…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnje tre javëshe ka ndërruar jetë. Sipas mediave në Kosovë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Kostercë të Skenderajt. Policia njoftoi se vdekja e foshnjës është konstatuar nga një ekip mjekësor në banesën ku familja jetonte. Për ngjarjen janë duke u marrë dëshmitë e prindërve, teksa […]
Trump po sinjalizon rikthimin në dialogun Kosovë-Serbi, pse synimi i vërtetë i tij lidhet me BE-në
Marsela SHYTIA Ditët e fundit, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka përsëritur vazhdimisht se e ka parandaluar ose ndaluar konfliktin midis Kosovës dhe Serbisë dhe se për këtë e meriton Çmimin Nobel për Paqen, por se nuk duan t’ia japin sepse nuk është i majtë apo liberal. Ai përmendi gjithashtu parandalimin e konfliktit midis Serbisë […]
Një protestë e madhe pritet nesër në Serbi, Vuçiç kërcënon studentët: Do të ndërhyjmë nëse duhet
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha dje, përpara një proteste antiqeveritare në Beograd të thirrur nga një lëvizje studentore nesër, se “shteti do të ndërhyjë vetëm nëse detyrohet” dhe “do të bëjë çmos që askush të mos lëndohet”. Protestat masive në Serbi filluan pasi 16 persona vdiqën nga shembja e një tendë në stacionin hekurudhor të […]