Flet kandidati i Lapajt që u kap me kokainë: Do ta pija vetë, nuk ndihesha mirë në këto ditë fushate
Kandidati për deputet i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Ergys Isufi i cili u arrestua ditën e djeshme pasi u kap me një sasi kokaine, është shprehur përpara autoriteteve se e kishte për konsum personal pasi gjatë kësaj fushate nuk ndihej mirë. Ndër të tjera ai ka pranuar se ka konsumuar dhe më parë lëndë narkotike. […]
Dhuna ndaj djalit të Luçiano Boçit, reagon Policia e Elbasanit: Konflikt i çastit për motive të dobëta
Policia e Elbasanit ka reaguar në lidhje me dhunën ndaj djalit të Luçiano Boçit gjatë mitiingut të Partisë Demokratike në këtë qytet. Në njoftimin e Policisë thuhet se plagosja e 19-vjeçarit ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ndryshe nga sa shprehet nëna e të riut, e cila thotë se konflikti ka […]
Nuk i ndalon policisë në Kukës, 31-vjeçari përplaset me makinën e parkuar
Një 31-vjeçar është arrestuar në Kukës. Ai nuk iu bind urdhrit të punonjësit të policisë për të ndalur mjetin dhe për pasojë u përplas me një makinë të parkuar. “Në qytetin e Krumës, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit, dhe gjatë tentativës për t’u […]
Ambulanca u bë ‘copash’ në Fier, arrestohet shoferi, polici dhe pacienti ende në spital
Policia në Fier ka arrestuar drejtuesin 64-vjeçar të ambulancës, që u përfshi ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor, duke u përplasur me një kamion. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin […]
Ishte dënuar me 1 vit burg, Apeli shpall të pafajshëm Luiz Ejllin
Gjykata e Apelit ka vendosur këtë të enjte t’i japë pafajësinë këngëtarit të njohur, Luzi Ejlli. Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm pranoi ankimin e bërë nga avokatët Arbër Hoxha e Dritan Metani, duke prishur vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin me 1 vit burg të këngëtarit për “falsifikim dokumentesh”, duke e deklaruar atë të […]
Ambulanca u bë “copash” në Fier, arrestohet shoferi, polici dhe pacienti ende në spital
Policia në Fier ka arrestuar drejtuesin 64-vjeçar të ambulancës, që u përfshi ditën e djeshme në një aksident të rëndë rrugor, duke u përplasur me një kamion. “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, pasi dje, autoambulanca që drejtonte ky shtetas, u përplas me kamionin […]
GJKKO urdhëron kontrolle ndaj 6 anëtarëve të PSD, dyshime për korrupsion zgjedhor
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka firmosur 6 vendime për kontrolle personale dhe të automjeteve ndaj anëtarëve të shtabeve elektorale të Partisë Socialdemokrate (PSD), e drejtuar nga Tom Doshi. Masat janë marrë në kuadër të një hetimi për korrupsion në procesin zgjedhor. Kontrollet janë kryer sot në disa zona të […]
Shkaktoi aksidentin në Elbasan dhe plagosi tre efektivët e policisë, arrestohet shoferi 54-vjeçar
Vihet në pranga shoferi i cili shkaktoi aksidentin një ditë më parë, ku mbetën të plagosur tre efektivë policie. “Oficerët e Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Elbasanit arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi dje, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. […]
3 milionë euro dëm shtetit, arrestohet 22-vjeçari nga Kruja për skemën e mashtrimit me fatura fiktive
Një 22-vjeçar nga Kruja ka përfunduar pas hekurave pasi akuzohet se ka ndërtuar një skemë mashtrimi, ku janë përfshirë edhe 6 persona të tjerë. Sipas Drejtorisë së Tatimeve grupi vepronte përmes lëshimit të faturave fiktive, dhe dëmi i përllogaritur ndaj shtetit shkon në 3 milionë euro dëm. “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare […]
Ranë në kontakt me rrymën, vdes një elektricist, plagosen dy të tjerë në Rrëshen
Një elektriçist ka ndërruar jetë në Rrëshen pas kontaktit me rrymën. Mësohet se 37-vjeëari ka qenë duke punuar në një shtyllë elektrike, në momentin kur ka rënë në kontakt me rrymën. “Rreth orës 12:00, në Rrëshen, shtetasi E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt […]