Prostitucioni me “qira” në Airbnb, eksperti i ashpër: Pronarëve t’u sekuestrohen shtëpitë
Në muajin mars të vitit të kaluar, Ministria e Financave u tërhoq nga detyrimi që pronarët e banesave që jepen me qira nëpërmjet AirBnB apo Booking të regjistroheshin në QKB. Gjatë muajve të fundit, në Tiranë janë rritur ndjeshëm aktivitet e paligjshme që zhvillohen pikërisht në këto ambiente, të cilat kryesisht ndodhen në bllok pallatesh […]
Vrasja e Martin Canit, gjykata merr sot vendimin nëse dosja kalon për gjykim! Në seancë edhe shoku që u plagos
Në Gjykatën e Tiranës mbahet sot seanca e radhës për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani. Në seancë janë paraqitur prindërit e 14-vjeçarit, Engjell dhe Florina Cani, si edhe shoku i plagosur me prindërit e tij. Në seancën paraprake pritet të dilet me një vendim për kalimin e dosjes për gjykim. Në seancë do të paraqitet […]
Ra nga kati i tretë, ndërron jetë një person në Vlorë
Një 51-vjeçar ka ndërruar jetë në Vlorë pasi është rrëzuar nga një pallat në lagjen Kushtrimi, të qyteti bregdetar. Ende janë të paqarta rrethanat e ngjarjes, por policia bën me dije se rrëzimi i viktimës nga kati i tretë ishte aksidental. “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori […]
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani: Mos e braktisni Shqipërinë pasi është e pamundur të duash Perëndinë dhe mos të duash vendin që të ka lindur
Imzot Theofani shpesh thoshte: ‘Nëse në jetën politike kryevepra ime ka qenë pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në fushën e letrave kryevepra ime është Kremtorja.’” Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Imzot Joani, na ka nderuar duke dhënë intervistën e tij të parë për gazetën “Tema”. Është një bisedë […]
“Vajza e politikanit u gjet e droguar”, Karamuço: U angazhua e gjithë Policia! Ai tha ‘vetëm ma gjeni gjallë’
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, tregoi për “Top Story” një rast të një adoleshenteje që rrezikoi jetën për shkak të varësisë ndaj lëndëve narkotike. Karamuço rrëfeu se ishte vajza e një politikani në vendin tonë, që u gjet në gjendje të rëndë në një shtëpi të braktisur në Dhërmi, aty ku drogohej dhe jetonte në […]
Lëviznin me armë me silenciatorë në makinë, pranga dy personave në Shkodër
Nuk iu bindën urdhrit të Policisë, për të ndaluar motomjetin me të cilin lëviznin, me targë të vjedhur në Tiranë dhe me numër shasie të ndryshuar, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas. Në automjetet e 2 të arrestuarve u gjetën bidon me lëndë djegëse (benzinë), një silenciator dhe një sasi Kokaine. Gjatë patrullimeve në […]
Vlorë – Arrestohet një i dyshuar për vjedhje banesash dhe automjeti në Fitore, dy të tjerë në kërkim
Vijojnë operacionet e Policisë së Vlorës për goditjen e krimeve ndaj pronës. Si rezultat i hetimeve intensive, është arrestuar një shtetas dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorë të dyshuar, të cilët akuzohen për vjedhje në disa banesa dhe një automjet në fshatin Fitore, Novoselë. Sipas njoftimit zyrtar, është vënë në pranga shtetasi: Reklama në […]
“Black Eagle” në Belgjikë, dëshmon edhe biznesmeni nga Vlora, babai i tij drejtues i rrjetit të trafikut të drogës: Nuk kisha dijeni që im atë ishte në kërkim ndërkombëtar
Vijon procesi “Shqiponja e Zezë” në Belgjikë, ku 34 persona akuzohen se i përkasin një organizate kriminale aktive në shitjen e kokainës në shkallë ndërkombëtare. Arten Hamzai, i biri i Alfredo Hamzai, drejtuesit të rrjetit të trafikut, ka deklaruar para Gjykatës së Apelit të Brukselit të mërkurën se ai nuk dinte asgjë për aktivitetet e […]
Presidenti i FK Apolonia, Koço Kokëdhima, procedohet penalisht për dhunë ndaj arbitrit
Fier – Specialistët e Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj presidentit të klubit të futbollit FK Apolonia (femra), Koço Kokëdhima, 65 vjeç, banues në Tiranë. Sipas Policisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes FK Apolonia – FK Gramshi, e mbajtur në stadiumin “Loni Papuçiu” në Fier, Kokëdhima ka […]
I shpallur në kërkim në Gjermani për trafik droge, i sekuestrohen pasuritë në Tiranë
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, është sekuestruar pasuria e shtetasit I.D., i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane për trafik droge dhe mbajtje armësh. Sipas burimeve zyrtare, shtetasi I.D. ndodhet nën hetim në Gjermani për veprën penale “Trafik i lëndëve narkotike”. Hetimi pasuror për […]