“Plumbi i artë” në Gjykatë, shtyhet seanca e marrjes në pyetje të Nuredin Dumanit
Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për më 1 prill seancën e radhës të dosjes “Plumbi i artë”. Shkak i shtyrjes u bë mungesa e avokatëve të dy prej të pandehurve në proces. Gjykimi i kësaj çështjeje ndodhet në fazën pyetjes së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, nga të bashkëpandehurit dhe avokatët e tyre. […]
I dënuar në Itali me 8 vjet burg për trafik droge, 40-vjeçari Arjan Rrokaj arrestohet në Vlorë
Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, pas shkëmbimit të informacionit me homologët e Policisë italiane, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Operacionalja 35”. Gjatë operacionit, është kapur në Vlorë […]
Shqiptari arrestohet për vrasje në Itali, si u zbulua nga policia pas një viti
U desh 1 vit, por më në fund autori i një vrasjeje të ndodhur në Itali është vënë në pranga. Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, që dyshohet se i mori jetën pronarit të një tabakinoje në Jeloso, Roberto Basso. Ky i fundit u gjet i vdekur më 5 Mars 2024 në banesën e tij. […]
VIDEO / Tre vjedhje për pak orë! Kapet njëri nga “skifterët” në Vlorë
3 persona janë bashkëautorë në 3 raste vjedhjesh në Vlorë (të gjitha në orët e para të 17 Marsit). Siç bën me dije Policia, në pranga ka rënë njëri prej tyre, ndërsa janë shpallur në kërkim 2 të tjerët. Ata kanë vjedhur në banesa të personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit, ku kanë marrë edhe […]
Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit
Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është zbuluar autori i saj. Bëhet fjalë për një shqiptar 47 vjeç, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur nga mediat italiane. Policia tha se në 2011-ën kishte ndodhur një […]
VIDEO-SKANDAL/ Koço Kokëdhima futet në fushë dhe shtyn e ofendon arbitrat
VIDEO Një incident i pazakontë ka ndodhur sot (26 mars) gjatë ndeshjes Apolonia-Gramshi, e vlefshme për kampionatin e femrave dhe e luajtur në Fier. Presidenti i Klubit Sportiv Apolonia për Femra, Koço Kokëdhima i cili protestonte ndaj vendimeve të gjytarit Dorjan Melataj ka hyrë në fushë gjatë lojës duke kërcënuar dhe shtyrë fizikisht atë. Në […]
Dhunimi i 44-vjeçarit me aftësi të kufizuara, gazetari tregon gjendjen e tij: Ja çfarë thanë agresorët…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar më 20 Mars në qytetin e Lushnjes. Bëhet fjalë për sulmin ndaj Fabjol Hysit, 44 vjeç, i cili është një person me aftësi të kufizuara, nga dy persona, konkretisht 20-vjeçari Irdi Nasufi dhe 17-vjeçari E.K. Për të na dhënë më shumë detaje mbi këtë ngjarje të rëndë në studion […]
Lidhjet e ‘Kateshit’ me Altin Dardhën, pas masakrave në Elbasan, u fsheh në bazat e ‘Qorrit’
Tan Kateshi dhe banda e tij u larguan nga Elbasani. Qyteti i tyre nuk ishte më i sigurt për ta. Për disa javë u fshehën në Berat. Atje thuhet se kanë qenë në mbrojtjen e Altin Dardhës, një nga personazhet më të frikshëm të vendit në atë kohë. “Historia e Elbasanit është një histori krimi […]
Kryetarja e Apelit të GJKKO: Bandat e armatosura evoluuan drejt krimit të organizuar…
Banda e “Mandela-s” veproi me intensitet kriminal nga prilli i vitit 1997 deri në shtator të vitit 1998. Me rivendosjen e rendit, disa nga anëtarët e bandës u arratisën jashtë Shqipërisë, disa u arrestuan, ndërsa të tjerë u ekzekutuan. ‘Në vitin 1997 u hap shkolla e Magjistraturës, çka ishte një mesazh për vetë krimin, pra […]
“Eliminimi i Haklajve, me urdhër të Berishës”, Demalia: Është shkaktari për masakrën e Tropojës! Vrasja nuk parashkruhet
‘Vrasjet e Haklajve në Tropojë janë bërë me urdhër të Berishës’, kështu është shprehur analisti Ilir Demalia lidhur me vrasjet në Tropojë, ndërsa një kallëzim i dytë është bërë për Sali Berishën në SPAK nga familja Haklaj, të cilët e akuzojnë Berishën se ai ka dhënë urdhër për vrasjet. I ftuar mbrëmjen e sotme në […]