Emrat/ Zbardhet dinamika e sherrit me armë në Tiranë! 8 persona të arrestuar, në kërkim 51-vjeçari që qëlloi…
Pas sherrit të mbrëmshëm në një lokal pranë Liqenit Artificial, Policia ka njoftuar se ka vendosur në pranga 8 persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Të arrestuarit janë Kasem Stani(Pasha), Emiljan Ruko, Bjorni Tahiraj, Eriald Tahiraj, Denikiajder Tahiraj, Eduart Sulaj, Kastriot Stani, Elton Ajredinaj. Ndërkohë në kërkim është Ilir Shabanaj. Blutë e kryeqytetit bëjnë me […]
SPAK kundër ndarjes së dosjes/ Ish-shefi i Operacionales pranon akuzat, ja tre gjyqtarët që do të vendosin për “Metamorfozën”
Dosja “Metamorfoza” do të gjykohet nga treshja e gjyqtarëvetë posaçëm, Etleva Desa, Flora Hajredianaj dhe Irena Gjoka. Seancën e zhvilluar këtë të enjte, avokati Arben Nela që mbron interesat e ish-prokurorit Xhevahir Lita, kërkon ndarjen e çështjes ndaj tij me pjesën tjetër të të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A” […]
“Në Kosovë qëndrova deri natën që i ra Rusia-Ukrainës”, Dumani flet për premtimin 150 mijë €
Në seancën e së enjtes të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme, i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, po i përgjigjet pyetjeve të avokatit të të pandehurit, Henrik Hoxha. Avokati, Genti Rumano: Kur ke shkuar në Kosovë, ishe në kërkim? Nuredin Dumani: Po, isha në kërkim për Dorian Shkozën dhe Anxhelo Avdinë. Kalova në […]
Tensionohet situata në GJKKO/ Nuredin Dumani-avokatit Dyzeni: Je në ofertë… Ndërpritet gjyqi
Seanca e së enjtes për ‘Plumbin e Artë’, është shoqëruar me tensione. Një incident i paprecedentë ka ndodhur në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku tensionet mes të akuzuarit Nuredin Dumani dhe avokatit të Besian Shixhës, Ilirjan Dyzeni, kanë çuar në ndërprerjen e seancës gjyqësore. Nuredin Dumani, sipas gazetarit Fatjon Gjinaj, […]
E rëndë në Babrru, hajdutët përplasin makinën e policisë gjatë ndjekjes, plagosen dy efektivë
Dy shtetas kanë rënë në pranga e policisë së Tiranës pasi qarkullonin me një mjet të vjedhur dhe nuk iu bindën urdhrit të efektivëve blu për të ndaluar. Kapja e tyre erdhi pas rreth 2 orësh ndjekje nga Policia, ndërkohë që drejtuesi i automjetit në tentativë për t’u larguar përplasi një automjet policie duke lënduar […]
“Të fus në listë, je në ofertë”, avokati pretendon se u kërcënua në sallën e gjyqit nga Nuredin Dumani
Tensione të forta në seancën për dosjen “Plumbi i artë”. Avokati Ilirian Dyzeni, mbrojtës i Besian Xhixhës, pretendoi se u kërcënua nga i penduari Nuredin Dumani. Avokati braktisi seancën, duke thënë me zë të lartë: “Nuk toleroj mua të më kërcënojë dikush në sallë dhe prokurori të mos reagojë. Nuk mund të më bëjë ai […]
‘Ka qenë ditë…’ Dumani në gjyq: Ika në Kosovë kur kërkohesha për vrasje, në doganë s’më kontrolloi njeri…
Nuredin Dumani i penduari i drejtësisë për dosjen ‘Plumbi i Artë’ si dhe i akuzuar për një sërë vrasjesh në vend, vijon të japë dëshmi përballë gjykatës, prokurorëve dhe ‘bashkëpunëtorëve’ të tij në krim. Seancën e kësaj të enjte, Dumani ka treguar për komunikimet me të pandehurin Erion Alibej dhe largimin e tij në Kosovë, […]
Qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 43-vjeçari në Durrës. Në pranga edhe dy persona të tjerë
Një 43-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Durrës, pasi posedonte armë zjarri tip pistoletë me vete. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se në pranga kanë rënë edhe dy shtetas të tjerë, të akuzuar për moskallëzim krimi. Ndërkohë është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë, me krehër me municion luftarak dhe materialet […]
“Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar, avokati: Pritëm nga ‘Kushtetuesja’ që…
Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i pandehur në dosjen “Metamorfoza”, tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar. Përmes avokatit të tij, Gurali Brahimllari, Gjoka tha se çështja nuk mund të zgjidhet në gjendjen që janë aktet dhe se veçimi e dëmton çështjen. “Patëm pritshmëri nga Gjykata Kushtetuese për të deklaruar të pavlefshme provat e marra nga komunikimet në SKY […]
Aksidenti tragjik në Tapizë, shoqërohet në polici 33-vjeçari që përplasi të moshuarën
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:10 në zonën e Tapizës, ku si pasojë ka humbur jetën një grua 69-vjeçare. Sipas informacionit paraprak nga policia, automjeti i drejtuar nga shtetasi V. Z., 33 vjeç, është përplasur me mjetin që drejtohej nga shtetasja L. M., 69 vjeçe. Përplasja ka rezultuar […]