Gjithçka u filmua nga kamerat, dalin pamjet e aksidentit tragjik me Jet Ski në Durrës
“Ky është vendi ku turistët anglez morën me qira mjetin lundrues Jet Ski, të cilin e pronetuan për disa orë. Pasi u pajisen me jelek shpëtimi, ata kaluan në këtë hapësirë të dedikuar për mjetet lundruese dhe nuk u kthyen deri sa u konstatuan nga policia kufitare”, raporton gazetari Besar Bajraktaraj. Tv Klan ka siguruar […]
VIDEO / Digjen 10 hektarë pyje në Fier! Ndërhyrje nga ajri me helikopterin Cougar
Një vatër masive zjarri është riaktivizuar mesditën e sotme në pyllin e Darëzezës, në fshatin Darëzezë e Re, njësia administrative Dërmenas, vetëm një ditë pasi ishte raportuar se ishte shuar plotësisht. Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes, rreth 10 hektarë pyll dhe bimësi e dendur janë përfshirë ng a flakët. Në vendngjarje ndodhen 7 […]
Rindizet zjarri në pyjet e Darzezës/ Situata del jashtë kontrollit, ndërhyn helikopteri ‘Cougar’
Ministria e Mbrojtjes njofton se sot në mesditë është riaktivizuar vatra e zjarrit në pyllin e fshatit Darëzezë e Re, njësia administrative Dërmenas, bashkia Fier, një ditë pasi ishte shuar. Në vendngjarje janë angazhuar 7 automjete zjarrfikëse dhe 40 efektivë të MZSH-së, si dhe mjete të rënda si buldozerë dhe fadroma, por terreni ranor dhe […]
Kultivonte kanabis në parcelë, arrestohet 35-vjeçari në Mirditë, policia asgjëson 225 fidanë
Policia e Mirditës ka zbuluar në fshatin Trazhë një parcelë me 225 fidanë kanabis sativa, ndërsa në pranga ka vënë një 35- vjeçar. Gjatë ndërhyrjes në parcelë, u kap në flagrancë 35-vjeçari Ervin Lleshaj, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në […]
Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Darëzezë/ Rreth 10 ha në flakë, nis ndërhyrja nga ajri
Forcat zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Roskovecit, punonjës të pyjores dhe banorë të zonës i janë bashkuar aksionit për shuarjen e flakëve në masivin pyjor të Darëzezës. Zjarri i djeshëm masiv u shua mëngjesin e sotëm, por në mesditë vatrat e zjarrit u riaktivizuan duke u përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme. Terreni i […]
Avokati: Partizani dosje maratonë, do të zgjasë gati dy vjet! Do thirren shumë dëshmitarë
Avokati Edmond Petraj analizoi zhvillimet e fundit lidhur me Sali Berishën dhe problemet e tij me drejtësinë, konkretisht me dosjen Partizani. Ditën e sotme, lideri i opozitës u paraqit në ambientet e SPAK për të zbatuar vendimin e detyrim paraqitjes, ndërkohë që çështja i kaloi për gjykim gjyqtares Elsa Ulliri. Petraj tha se dosja ‘Partizani’ […]
Nuk vendosnin gjoba edhe pse shikonin shkelje, zbardhen emrat e policëve
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim gjashtë punonjës policie, të akuzuar për korrupsion pasiv, shpërdorim detyre dhe falsifikim kompjuterik. Bëhet fjalë për shtetasit Endri Hazizi, Aurel Tahiri dhe Xhevahir Stërmugu, të cilët kanë qenë në arrest shtëpie, si të dyshuar […]
Me 9 kg kokainë të pastër në makinë, 23-vjeçari shqiptar arrestohet në kufirin zviceran, vlera e drogës mbi 1 mln euro
Një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar si “kalë droge”, është arrestuar në kufirin zviceran, teksa transportonte me makinën e tij një ngarkesë prej të paktën 9 kg kokainë të pastër. Aksioni është kryer prej datës 28 maj në Ticino dhe u raportua vetëm së fundmi nga mediat zvicerane. Ndërhyrja e oficerëve u krye në kufirin doganor të San […]
Inzaghi mban “peng” Interin, trajneri në dilemë për të ardhmen, Sarri rikthehet tek Lazio
Finalja e humbur thellë ndaj PSG-së ka trazuar shumë ujërat në mjedisin interist. Vëmendja kryesore në këto orë në shtëpinë e Interit është tek stoli. Simone Inzagi ka ende pikëpyetjet e tij të mëdha nëse duhet të qëndrojë dhe të vijojë punën me Interin, apo të zgjedhë super ofertën arabe të Al Hilal. Mediat e […]
S’vinin gjoba, lekët në xhep! Dërgohen ne gjyq 6 policët e ‘rrugores’ në Elbasan
Nuk vendosnin gjoba edhe pse konstatonin shkelje nga drejtuesit e mjeteve, Prokuroria Elbasanit dërgon në gjyq gjashtë policë për ‘Korrupsion pasiv’ e ‘Shpërdorim detyre’ “Gjatë veprimtarisë së tyre këta punonjës policie, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, edhe pse konstatonin rastet e kundërvajtjes administrative të drejtuesve të mjeteve nuk procedonin me dashje me vendosjen e masës administrative […]