Kallas: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten
Shefja e diplomacisë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, andaj kërkoi që të vazhdojë procesi i zgjerimit të bllokut. “Ne shohim se po rriten tensionet dhe definitivisht duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit dhe kjo është diçka e prekshme dhe vërtetë na duhen histori suksesi”, tha Kallas […]
“Cirku” treditor në Beograd turpëron Vuçiçin, mediat serbe nxjerrin zbuluar presidentin, ja sa pak njerëz morën pjesë
Marsela SHYTIA Drama politike vazhdon në Serbi nën udhëheqjen e presidentit Aleksandër Vuçiç, i cili ka vendosur t’u tregojë studentëve dhe qytetarëve rebelë që kërkojnë ndryshim se shumica e serbëve janë me të. Pra, nga e premtja deri dje në Beograd, ai organizoi një kuvend treditor “Serbinë nuk do ta japim”, ku do të promovohen […]
Tension në Egje, anija turke hap zjarr drejt patrullueses greke
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në ujërat territoriale greke, kur një mjet lundrues turk hapi zjarr ndaj një anije të rojes bregdetare të Greqisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 8 me orën lokale greke në afërsi të ishullit Lesbos, kur një anije patrulluese greke ka kërkuar […]
Grenell kërkon mbylljen e Speciales: Gjykatë e motivuar politikisht
I dërguari amerikan për misione të posaçme, Richard Grenell, ka bërë thirrje që t’i ndalen fondet Gjykatës Speciale në Hagë. Ai ka thënë se e gjitha është politike dhe se janë shpenzuar dhe shpërdoruar miliarda. “Ndaloni fondet për këtë gjykatë! E gjithë kjo është politike. Miliarda janë shpenzuar e shpërdoruar”, ka shkruar Grenell në platformën […]
Mandati si Presidente mbaron në 2026, Osmani flet për të ardhmen e saj në politikë
Presidentja Vjosa Osmani, në një prononcim pasi Sudani njohu Republikën e Kosovës si shtet i pavarur ka zbuluar detaje për të ardhmen e saj politike. E pyetur nëse do të vijojë të mbetet aktive në politikë, pasi vitin tjetër do të përfundojë mandatin si presidente e Kosovës, Osmani tha se “nuk duhet të bëhet askush […]
Beogradi reagon pas njohjes së Kosovës nga Sudani, ja si e cilëson Ministria e Jashtme e Serbisë vendimin
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka shprehur “shqetësim serioz” lidhur me, siç u tha, “vendimin e shprehur verbalisht” të shefit të diplomacisë së Sudanit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi të shtunën se Sudani e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ajo u informua për këtë vendim nga […]
Serbi/ Kundërshtarët dhe mbështetësit e Vuçiçit protestojnë nëpër qytete të ndryshme
Kundërshtarët dhe mbështetësit e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u mblodhën në vende të ndryshme më 12 prill për të protestuar, në një kohë kur tensionet janë të larta, pas muajsh protestash të organizuara nga studentët kundër Qeverisë së udhëhequr nga Vuçiçi. Vetë Vuçiçi i mblodhi mbështetësit në Beograd, duke njoftuar se do ta formojë […]
Vuçiç para mijërave mbështëseve: Nuk do të lejojmë të na shkatërrojnë
Dhjetëra mijëra mbështetës të Presidentit Aleksandër Vuçiç morën pjesë në një manifestim në Beograd, pas disa muajsh protestash antiqeveritare rreth vendit. Në fjalimin e tij gjatë prezantimit të Lëvizjes për Popullin dhe Shtetin, Vuçiç tha se do të shpëtonte Serbinë nga forcat që po përpiqen të shkatërrojnë vendin. Ai u bëri thirrje prokurorëve që të […]
Aksident i rëndë/ Treni përplas makinën, raportohet për një të vdekur dhe tre të plagosur
Një aksident me vdekje ka ndodhur në fshatin Jagodë të Klinës në Kosovë. Një person ka humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një makine nga treni. “Sot rreth orës 12:35 minuta, policia është njoftuar se në fshatin Jagodë-Klinë, treni ka goditur një veturë. Policia, zjarrfikësit dhe ambulanca kanë […]
“26 vjetori i rënies heroike të Dalip Behrës dhe Bekim Gashit/ Kurti bën homazhe në Krushë të Madhe
Në përvjetorin e 26-të të rënies heroike të Dalip Behrës dhe Bekim Gashit, Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti bëri homazhe në Krushë të Madhe, duke nderuar jetën dhe sakrificën e tyre për lirinë e Kosovës. Ai tha se jemi mbledhur për të kujtuar rënien e tyre si një akt sublim që e ndriçon […]