Tragjedia në ishullin grek, shton në 7 numri total i viktimave, mes tyre dy fëmijë
Të paktën shtatë persona, mes tyre dy fëmijë, humbën jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys në brigjet veriore të ishullit Lesbos, në Greqi. Roja bregdetare greke ka raportuar se 23 persona janë shpëtuar, ndërsa operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon. Sipas mediave turke, incidenti ndodhi në Detin Egje midis kontinentit turk dhe Lesbos, ku gomonia […]
Marrëveshja Vuçiç-Orban, shtypi serb zbulon prapaskenat, ja sinjalet e fshehura dhe “dora ruse” pas paktit
Marsela SHYTIA Presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán tashmë kanë hyrë në “fazën serioze” të krijimit të bashkëpunimit ushtarak dypalësh. Sipas shtypit serb, ky është reagimi i Vuçiçit për faktin se ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës nënshkruan javën e kaluar në Tiranë një memorandum trepalësh për bashkëpunimin në mbrojtje. […]
Tragjedi në ishullin grek: Katër emigrantë humbin jetën, 23 të shpëtuar
Trupat e katër emigrantëve – një djali, një vajze dhe dy grash – janë nxjerrë nga një varkë që po fundosej pranë ishullit grek të Lesbos, ndërsa 23 persona të tjerë janë shpëtuar, njoftoi roja bregdetare e Greqisë të enjten. Varka u zbulua nga një anije patrulluese rreth orës 2 të mëngjesit, duke shkaktuar një […]
Interpol refuzon kërkesën e BiH, nuk lëshon urdhërarresti ndërkombëtar për Dodik
Sekretariati i Përgjithshëm i Interpolit ka refuzuar kërkesën e BiH-së për lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik dhe Nenad Stevandiç, mëson Istraga.ba. Kërkesa u refuzua në bazë të nenit 3 të statutit të Interpolit, i cili ndalon përndjekjen politike. Gjykata e BiH-së, për përkujtim, urdhëroi lëshimin e një urdhër-arresti, por kjo kërkesë e […]
Qytetarët bojkotojnë bizneset në Turqi
Kjo ishte situata këtë të mërkurë në Stamboll. Lokalet ishin bosh. Po ashtu edhe marketet dhe biznese të tjera. Qytetarët iu bindën thirrjes së opozitës për bojkot 24 orësh duke kundërshtuar çmimet e larta. Vetë qytetarët janë të ndarë në mendime për këtë nismë. Një nismë e tillë u ndërmor për shkak të gjendjes së […]
Rritja e dëmeve nga stuhia në Greqi: Rrugë pjesërisht të shkatërruara, porte të varrosura nga shkëmbinj
Në të gjithë Greqinë janë në fuqi paralajmërime për shi të dendur dhe përmbytje, veçanërisht në Kretë, ishullin më të madh të vendit, i cili tashmë është pjesërisht i përmbytur, raportojnë mediat vendase dhe të huaja. Sot është dita e tretë e stuhisë së fuqishme që ka goditur rëndë ishujt në Egjeun Qendror, dhe sipas […]
‘Kërkojnë të sabotojnë ekonominë e vendit’/ Qeveria e Erdoganit denoncon thirrjet e opozitës
Qeveria e Erdoganit ka denoncuar thirrjet e opozitës për bojkot të tregtisë masive në shenjë proteste ndaj arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglus. Partia Republikane Popullore bëri thirrje për një bojkot të mallrave dhe kompanive që mbajnë lidhje me qeverinë e Erdoganit. Ministri i Tregtisë së Turqisë, Omer Bolat, theksoi se thirrja e bojkotit është një […]
Sekretari i Jashtëm britanik në Beograd, thekson rëndësinë e stabilitetit në Ballkan
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, tha të mërkurën në Beograd se ka biseduar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, si dhe veprimet antikushtetuese të Millorad Dodikut, presidentit të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska. Duke folur pas […]
Turqi/ Bëri thirrje për bojkot, ‘TRT’ heq nga puna aktoren
Transmetuesi shtetëror turk TRT njoftoi sot shkarkimin e një aktoreje të një seriali shumë të ndjekur në vend. Ky vendim është marrë për arsye se aktorja ndau në rrjetet sociale një thirrje për bojkot masiv në shenjë proteste ndaj arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu. Pas arrestimit dhe burgosjes së Imamoglus Partia Popullore Republikane, […]
‘Provat ndaj Thaçit, të dobëta’, avokati i ish-Presidentit: Optimist për përfundimin e procesit
Pas dëgjimit të 125 dëshmitarëve të Prokurorisë në Gjykatën Speciale në Hagë, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Luka Misetiç, ka komentuar procesin dyvjeçar të gjykimit. Misetiç theksoi se klientët e tij janë mbajtur padrejtësisht në paraburgim për 4 vjet e gjysmë, duke argumentuar se provat e Prokurorisë janë të dobëta dhe nuk mbështesin […]