KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, hapet rruga për formimin e institucioneve të reja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka certifikuar të enjten rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të Kosovës. Në një mbledhje pasditen e së enjtes në Prishtinë, KQZ-ja e miratoi certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve me 9 vota për dhe 2 kundër. Dy […]
LVV-ja i drejtohet Kushtetueses kundër vendimit të Supremes për votat me postë
Lëvizja Vetëvendosje njoftoi të enjten pasdite se i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese ta vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme, e cila një ditë më parë e rrëzoi ankesën e kësaj partie ndaj një vendimi të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP) në lidhje me votimin me postë. Ajo tha se gjithashtu ka kërkuar […]
Nisin procedurat për qeverinë, Osmani: Gjithçka brenda afatit kushtetues. PDK: Gati të marrim përgjegjësinë
Presidentja e Ksovës, Vjosa Osmani njoftoi sot nisjen e procedurave për hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja në vend. Në një prononcim për mediat, Osmani tha se ka marrë sot shkresën zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ, të certifikuara një ditë më parë. “Për momentin, ekipi im ligjor është duke e […]
Presidenca e Kosovës kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike
Presidenca e Kosovës ka bërë të ditur të premten se kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke konsideruar se ai është nuk është në përputhje me kornizën ligjore që obligon Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) që të përkujdeset për mbrojtjen e konsumatorit dhe injoron situatën ekonomike në vend. Reagimi i Presidencës […]
Lot gëzimi dhe krenarie, ushtarët e rinj: Do t’i shërbejnë atdheut
Kosova E Premte, 28 Mars 2025 20:57 Lotët e gëzimit, ndjenjat e krenarisë e mbrojtjes së atdheut kapluan sot familjarët e rekrutëve të rinj që dhanë betimin e tyre se me nder dhe përkushtim do t’i shërbejnë atdheut. Gjithashtu edhe vetë ushtarët e rinj shprehën gatishmërinë për t’i shërbyer Kosovës me vendosmëri. “Dita e sotme […]
Osmani: Së shpejti data e seancës konstituive e Kuvendit
Kosova E Premte, 28 Mars 2025 14:05 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani thotë se shumë shpejt do të dihet data për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, por ajo theksoi se gjithçka do të bëhet sipas afateve kushtetuese. Osmani para mediave tha se sot zyrtarisht kanë pranuar nga KQZ, njoftimin e rezultatet e […]
Serbia e cilëson si “akt armiqësor” njohjen e pavarësisë së Kosovës, nga Kenia
Serbia e ka konsideruar një “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia dhe ka paralajmëruar se do të marrë “të gjitha masat e nevojshme diplomatike” ndaj këtij akti. “Veprimi i Kenias për ta njohur shtetin e Kosovës përbën shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe cenim të drejtpërdrejtë të Rezolutës 1244 të Këshillit të […]
Afatet ligjore, kur do të formohet qeveria e re në Kosovë?
Pas certifikimi të rezultateve, tani ka filluar rrjedhja e afateve ligjore për formimin e institucioneve të reja. Kjo pritet të jetë edhe sfida më e vështirë për partitë të cilat nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje bashkëpunimi deri më tani. Pas certifikimit të rezultateve nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka nisur edhe rrjedhja e […]
“Njohjen nga Kenia e solli Behgjet Pacolli”, kritika për Ministrinë e Jashtme: Po kërkon që të marrë merita
Pasi njohja e pavarësisë nga Kenia u arrit zyrtarisht, tashmë debati është përqendruar se kush qëndron pas saj. Në Kosovë ka kritika të forta ndaj ministrisë së jashtme për mungesë strategjie në arritjen e njohjeve të reja dhe se po kërkon që të marrë merita pa të drejtë. Kontributin kryesor në afrimin me Kenian deri […]
Merr fund pritja! KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit në Kosovë, kush do formojë qeverinë e re?
Në bazë të rezultatit të certifikuar të zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 42.30 për qind, Partia Demokratike e Kosovës 20.95, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind dhe Lista Serbe 4.26 për qind. Menjëherë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve hapi i parë është konstituimi i përbërjes së re parlamentare dhe pastaj i formimit […]