Akuzohet për krime lufte, Apeli i Prishtinës mban në fuqi dënimin me 12 vite burg për Ekrem Bajroviç
Gjykata e Apelit e Kosovës e ka mbajtur në fuqi të mërkurën një dënim prej 12 vjetëve burgim për Ekrem Bajroviçin, për krime lufte kundër popullatës civile në fshatra të Istogut gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998-‘99. Apeli njoftoi se e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së Bajroviçit, duke e […]
“Duam drejtësi për sulmin në Banjskë”, Gjermania i tregon vendin Serbisë: Mjaft u ankuat për Kosovën
Gjermania i tregon vendin Serbisë, pas ankesave të shumta në drejtim të Kosovës. Ambasada e qeverisë së Berlinit në Prishtinë, kritikoi ashpër Beogradin sepse nuk po i trajton me seriozitet kërkesat për ndjekjen penale të personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë. Madje përfaqësia diplomatike përmend një shprehje gjermane që simbolikisht fton shtetin serb të […]
Ambasada gjermane i përgjigjet Serbisë: Thirrjet për uljen e tensioneve me Kosovën duhet të vlejnë për të gjithë njëlloj
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, i ka kërkuar Serbisë të bëjë më shumë në uljen e tensioneve me Kosovën në vend se vetëm të bëjë thirrje për ndaljen e veprimeve e Prishtinës, duke thënë se thirrjet duhet të vlejnë për të dyja palët njëlloj. Në një reagim të mërkurën, Ambasada gjermane tha se e mori […]
Osmani pret krerët e partive, përpjekje për t’i dhënë fund krizës. Kurti: Do bëjmë çmos për ta zgjidhur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti këtë të mërkurë në takime të ndara krerët e partive politike me qëllim zgjidhjen e ngërçit institucional që është krijuar në vend. I pari që mbërriti në presidencë ishte kryeministri Albin Kurti, i cili pas bisedimeve tha se ai dhe partia e tij do të bëjnë përpjekje maksimale për […]
Përfundon takimi me Osmanin, Albin Kurti: Do të bëjmë çmos për konstituimin e Kuvendit
Takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka përfunduar pas më shumë se dy orësh diskutim. Në deklaratën për media, Kurti theksoi nevojën për vazhdimin e dialogut. Ai tha se bisedimet ishin të gjera dhe përfshinë çështje të rëndësishme politike. Sipas tij, presidentja do të zhvillojë takime të tjera me liderë […]
Serbia e madhe, faktor destabilizues në Ballkan
Tendencat e Serbisë për ndarjen e Kosovës është në vazhdën e ndryshimeve gjeopolitike që kanë ndodhur në të kaluarën dhe në kohët e fundit në Ballkan, janë si rrjedhojë e aspiratave të saj territoriale për një Serbi të madhe! Është e kuptueshme se, çdo shtet në rajon ka synuar që të përfshijë sa më tepër […]
Paratë më mirë për mirëqenien sociale apo ura në Mitrovicë?
Për qeverinë e Kosovës ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër është shenjë e përkushtimit të saj që veriu dhe jugu në Mitrovicë të lidhen sa më shumë. Ambasada gjermane mendon ndryshe. Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në vënien e gur themelit për ndërtimin e dy urave […]
Abdixhiku:Zgjedhja e kreut të Kuvendit me votim të hapur, si kërkon Kushtetuesja
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani në kuadër të përpjekjeve për zgjidhjen e krizës politike, ka theksuar se Gjykata Kushtetuese ka dhënë një interpretim të qartë për mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.“Ka një interpretim të Gjykatës Kushtetuese që e thotë qartë se zgjedhja e […]
Krasniqi: PDK-ja e gatshme për zgjidhje politike, presim ndryshim nga LVV-ja
Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, deklaroi se kanë rikonfirmuar qëndrimet e tyre politike dhe gatishmërinë për të luajtur rolin e tyre në gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike në vend.“Kemi rikonfirmuar qëndrimin dhe gatishmërinë e PDK-së për të luajtur rolin tonë në gjetjen e një […]
Albin Kurti synon konstituimin e legjislaturës së nëntë para fundit të korrikut
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se do të bëjë të pamundurën që legjislatura e nëntë të konstituohet para javës së fundit të korrikut, përpara përfundimit të afatit 30-ditor të përcaktuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese.Pas një takimi që zgjati mbi dy orë me presidenten […]