Casemiro: “Le ta shijojmë mbërritjen e Ancelottit. Më vjen keq që është vetëm për një kohë të shkurtër”

Casemiro: “Le ta shijojmë mbërritjen e Ancelottit. Më vjen keq që është vetëm për një kohë të shkurtër”

Mesfushori brazilian Casemiro foli për ESPN rreth emocionit të tij për emërimin e afërt të Carlo Ancelottit si trajner i ri i ekipit kombëtar brazilian: “Pas largimit të Tites, mendoj se ai ishte zgjedhja më e natyrshme. Brazili kishte nevojë për një profesionist të kalibrit të tij, një emër të shquar që të imponon respekt. Ai është i jashtëzakonshëm, i pabesueshëm në mënyrën se si flet për futbollin, në thellësinë me të cilën e kupton lojën. Le ta shijojmë këtë moment, sepse pavarësisht fitoreve apo humbjeve, kur flet për futbollin, ai nxjerr karizëm dhe ka aftësinë t’i shtyjë lojtarët të...
Burimi: Telesport.al