Carrick: Një fitore që donim t’ua jepnim tifozëve tanë, por nuk duhet të ekzaltohemi
Trajneri i Manchester United, Michael Carrick, më në fund ka gjetur buzëqeshjen pas fitores 3-2 me përmbysje ndaj Roma në Champions League. Miqtë ishin në avantazh 2-0 në ‘Old Trafford’ në fund të pjesës së parë, por në 45 minutat e dyta erdhi përmbysja e çmendur e ‘djajve të kuq’. “Jam krenar për shumë njerëz. Krenar për lojtarët, të cilët meritojnë shumë vlerësim që ia dolën mbanë në një situatë të vështirë. Sa u përket tifozëve, prania e tyre ishte thelbësore. Ata kishin shumë dëshirë që ne t’u dhuronim diçka vërtet të veçantë, diçka që mund ta shijonin vërtet”, tha Carrick. Më tej, trajneri anglez tha: “Mendoj se është shumë e rëndësishme që lojtarët të kuptojnë se çfarë mund të arrihet në këtë stadium. Nuk...
Burimi:
telesport.al