“Carrick është tradhtuar nga lojtarët, nuk kanë të njëjtën dashuri si ai për Manchester United”
26 Tetor 2026 12:23 Alfred Lleshi Ashley Young, ish-futbollisti i Manchester United, kritikoi ashpër skuadrën pas humbjes 3-0 ndaj Bournemouth në Premier League, në “Old Trafford”. Është zhgënjyese ta shohësh Michael Carrick në këtë gjendje. Do të doja që në skuadër të kishte lojtarë që e njohin dhe e duan klubin po aq sa ai”, – deklaroi anglezi për “Sky Sports UK”. Young vijoi me kritikat: “Lojtarët mund të jenë dukur të dëshpëruar, por besoj se Michael e di që fundi është afër. Në sezonet e fundit kanë kaluar disa trajnerë, por lojtarët janë po ata. Ka pasur disa ndryshime në skuadër, por ata nuk po tregojnë absolutisht asgjë”. Ish-futbollisti vuri në dukje mungesën e angazhimit të ekipit: “Në ndeshjen e fundit dukej sikur ishin...
Burimi:
telesport.al