Carragher e sulmon: “Wirtz nuk duhet të jetë titullar”. Gjermani i përgjigjet me ironi…

Carragher e sulmon: “Wirtz nuk duhet të jetë titullar”. Gjermani i përgjigjet me ironi…

26 Tetor 2026 13:58 Alfred Lleshi Florian Wirtz iu përgjigj me qetësi kritikave për paraqitjet e tij te Liverpool-i, pas transferimit nga Bayer Leverkuseni në verën e vitit 2025, për më shumë se 100 milionë euro. Mesfushori ofensiv nuk ka përmbushur ende pritshmëritë, megjithëse së fundmi ka regjistruar një gol dhe tri asistime. “Ndoshta jam thjesht një djalë interesant, e dini? – u shpreh me shaka gjermani për BBC. – Unë mendoj vetëm për të luajtur futboll. Nëse njerëzit duan të flasin për mua ose të më gjykojnë, kjo është puna e tyre. Nuk përqendrohem te kjo. Dua vetëm të luaj futboll; nuk mund të bëj më shumë se kaq”. Wirtz u zëvendësua në minutën e 65-të të fitores 2-0 ndaj Brighton për shkak të...