Carragher: Do ta riktheja Alexander-Arnold te Liverpool-i, bëri gabim që shkoi te Reali
28 Tetor 2026 15:11 Alfred Lleshi Jamie Carragher nuk ka dyshime; do ta mirëpriste rikthimin e Trent Alexander-Arnold te Liverpool. Ish-mbrojtësi i “Reds” beson se anglezi gaboi kur u transferua te Real Madridi në verën e vitit 2025. “Do ta riktheja. Do të kritikohej shumë, sepse mendoj se bëri gabim që shkoi te Real Madridi”, – deklaroi Carragher. Sipas tij, Liverpool e ka ndier mungesën e mbrojtësit, veçanërisht për aftësitë krijuese: “Na ka munguar padyshim kreativiteti i tij”. Aventura e Alexander-Arnold në Spanjë nuk po shkon sipas pritshmërive. Aktualisht, ai nuk është zgjedhja e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes së Realit, nën drejtimin e Jose Mourinho. “Në këtë moment, ai është alternativa e tretë për atë pozicion. Reali po aktivizon një mesfushor si Valverde...
Burimi:
telesport.al