Capello “vë bast” për Napolin: Jam i bindur se nuk do të gabojë më në garën për titull

Capello “vë bast” për Napolin: Jam i bindur se nuk do të gabojë më në garën për titull

Fabio Capello ka dhënë mendimin e tij për garën e titullit në Serie A, e cila dy javë nga fundi e sheh Napolin në krye me 78 pikë dhe Interin që ndjek me 77 pikë. Ky ngushtim i diferencës mes dy kryesuesve erdhi si pasojë e rezultateve të javës së fundit të kampionatit, ku napolitanët barazuan në “Maradona” kundër Genoa dhe zikaltrit fituan në Torino. Këto janë fjalët e ish-trajnerit të njohur italian: “Inzaghi ka rikuperuar terren duke bërë rotacion. Ky është një rezultat i madh, sepse në këtë mënyrë ka mbrojtur gjendjen fizike të atyre që dhanë gjithçka në 120 minutat kundër Barcelonës, duke ‘ringjallur’ në të njëjtën kohë edhe rezervat. Ja pra ku qëndron forca e Interit, te grupi. Nëse më pas, siç...