Candelaria Rivas Ramos, befasia indigjene e atletikës, fitorja që vjen nga toka, nga zemra dhe nga rrënjët

Candelaria Rivas Ramos, befasia indigjene e atletikës, fitorja që vjen nga toka, nga zemra dhe nga rrënjët

Nga Albert Vataj Një histori që nuk vrapon vetëm për kohë, por për dinjitet, identitet dhe forcën e vërtetë që lind nga brenda.Në një botë ku sporti profesionist është shpesh një spektakël i teknologjisë, sponsorëve, dietave të dizajnuara dhe pajisjeve të sofistikuara, historia e Candelaria Rivas Ramos vjen si një thirrje e kthjellët për të kujtuar thelbin: trupin, tokën dhe shpirtin.Kjo vajzë nga Chihuahua, Meksikë, pa trajner, pa ekip, pa atlete profesionale, mahniti botën në Canyon Ultra Marathon 2025, duke e kaluar vijën e finishit e para pas 63 kilometrave të një gare brutale, përplot terren të pashkelur, pjerrësi, nxehtësi dhe lodhje ekstreme.Candelaria nuk ishte aty për famë. As për lavdi. Ajo nuk kishte me vete kamera, intervista paraprake apo ndonjë bujë në rrjete sociale.Ajo...