Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Camarda me pushime në Mikonos, “rrethohet” nga fanelat e kombëtares shqiptare
Francesco Camarda ka shpërndarë foto nga Mikonos në Greqi ku ndodhet me pushime. Bashkë me të janë një grup shokësh, dy prej të cilëve kanë veshur fanellën e Kombëtares shqiptare. Camarda është një nga talentet më premtues te Milani. 17-vjeçari luan në qendrën e sulmit dhe numëron 16 paraqitje me ekipin e para. Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2027. Sezoni që po vjen pritet t’i sjellë më tepër minuta si i huazuar te Leçe.