Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Çalhanoğlu: Qëndroj tek Interi. Lautaro? Kemi sqaruar gjithçka, kur të kthehet do përqafohemi
Hakan Çalhanoğlu konfirmon qëndrimin tek Interi. Pas deklaratës së agjentit të tij, Gordon Stipic, ka ardhur edhe reagimi direkt i mesfushorit turk, i cili ka mbërritur para pak minutash në qendrën stërvitore të “Appiano Gentile”: “Është gjithçka në rregull. Pushimet e mia nuk kanë qenë të lehta, me shumë spekulime. Sidoqoftë, kam qenë gjithmonë në kontakt me klubin. Kam punuar gjatë gjithë kohës, kam bërë përgatitje të plota dhe jam kthyer në gjendje optimale. Jam i lumtur që rikthehem këtu”. Lidhur me zërat e merkatos: “Ka pasur si çdo vit, edhe pse këtë herë pak më shumë. Nuk thashë asgjë,...