Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Çalhanoğlu nuk ka qenë kurrë i paprekshëm, mjafton oferta e duhur (si një vit më parë)
Që nga mbrëmja e së hënës, në shtëpinë e Interit ka shpërthyer zyrtarisht çështja Hakan Çalhanoğlu. Shpërthimi i kapitenit Lautaro Martinez, pas eliminimit nga Botërori për Klube, ishte drejtuar pikërisht ndaj mesfushorit turk, i cili shkoi me pushime para kohe, pas rezultateve të ekzaminimeve mjekësore në prag sfidës ndaj River Plate: inflamacion në muskulin soleus të këmbës së djathtë. Mesfushori turk, i cili fluturoi me ekipin në SHBA, u përpoq të rikuperonte për t’u vënë në dispozicion të Chivu, por duhej të përballej me një dëmtim që e detyroi të dorëzohej pikërisht në momentet më të rëndësishme të sezonit. Turku...