Çakuli: Për të rrëzuar qeverinë, po djegin qytetin. Për të ndëshkuar pushtetin, po shkatërrojnë pronën e njerëzve të zakonshëm

Çakuli: Për të rrëzuar qeverinë, po djegin qytetin. Për të ndëshkuar pushtetin, po shkatërrojnë pronën e njerëzve të zakonshëm

Nga Filip Çakuli- Për të rrëzuar qeverinë, po djegin qytetin. Për të ndëshkuar pushtetin, po shkatërrojnë pronën e njerëzve të zakonshëm. Dhe këtë e quajnë protestë! Digjen koshat, shkulen semaforët, sulmohen institucionet dhe u vihet flaka bizneseve. Më kujtohet batuta e famshme e filmit: “Po me urën ç’patën?” Po me semaforët ç’patën? Po me kioskat? Mos fshihet Rama brenda ndonjë dyqani, mes arkës dhe banakut? Zemërimi ndaj qeverisë mund të jetë i ligjshëm. Por asnjë zemërim nuk të jep të drejtën t’i vësh zjarrin pronës së tjetrit. Protesta është e drejtë; vandalizmi është krim. Kush i ngatërron, nuk po lufton pushtetin, por po terrorizon qytetarin. Bizneset nuk janë zyra të qeverisë. Janë djersa e njerëzve që kanë kursyer me vite për të siguruar bukën e...