“Cabaret biZ’arT” hap sonte edicionin e 14-të të FemArt
Edicioni i 14-të i Festivalit FemArt nis sonte në Prishtinë, me një performancë të cirkut bashkëkohor, humorit dhe absurditetit. Hapja e festivalit do të bëhet në Teatrin Dodona, nga ora 20:00 deri në 21:10, me shfaqjen “Cabaret biZ’arT” nga Franca. E cilësuar si një kabare cirku që del jashtë kontrollit, “Cabaret biZ’arT” ndërthur komedinë fizike, akrobacinë, kërcimin, xhonglimin dhe improvizimin, duke eksploruar marrëdhënien mes artistëve dhe publikut. Shfaqja prek tema si patriotizmi, kufijtë, migrimi, dhuna, dashuria dhe njerëzimi që i bashkon njerëzit, ndërsa prej më shumë se një dekade ka udhëtuar në skena të ndryshme ndërkombëtare. Përmes akrobacisë, ritmit të goditjeve të këmbëve, xhonglimit, manipulimit të sferës së kristaltë dhe interpretimit të “Can’t-Can’t”, artistët ndërtojnë një rrëfim dinamik, ku ndërveprimi me publikun bëhet pjesë e...
Burimi:
kultplus.com