Burimi:
Standard.al

Bylykbashi: Durrësi, vitrinë e qeverisjes grabitqare! Nga 12 maji do bëjmë “Shqipërinë e shpresës”!
👁8994
Drejtuesi Politik i PD për Durrësin, Oerd Bylykbashi, në prezantimin e kandidatëve të PD, akuzoi qeverinë Rama për keqqeverisje, korrupsion dhe bashkëpunim me krimin. Ai deklaroi se shqiptarët prej 12 vitesh janë larguar gjithnjë e më shumë nga Europa, ndërsa qeveria ka shkatërruar shpresën, drejtësinë dhe zhvillimin. Bylykbashi theksoi se porti i Durrësit është simboli i grabitjes së shtetit nga klientët e pushtetit, ndërsa qytetet si Kruja, Fushkruja e Shijaku janë kthyer në shembuj të shpopullimit dhe harresës. Ai premtoi kompensim të menjëhershëm për qytetarët që nuk kanë marrë bonuset pas tërmetit dhe përfundimin e legalizimeve të bllokuara. Bylykbashi: Të gjithë...