Buxhetimi me pjesëmarrje në rajonin 2, investime të reja në arsim, infrastrukturë dhe shërbime

Buxhetimi me pjesëmarrje në rajonin 2, investime të reja në arsim, infrastrukturë dhe shërbime

Investime të reja në arsim, infrastrukturë rrugore, çerdhe, hapësira publike dhe fasada janë në fokus të projekteve të Bashkisë së Elbasanit për Rajonin nr. 2. Prioritetet u diskutuan me banorët në kuadër të procesit të buxhetimit me pjesëmarrje, gjatë takimit të zhvilluar në ambientet e palestrës së rikonstruktuar të shkollës “Onufri”. Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, tha se investimet në infrastrukturën arsimore do të vijojnë, duke paralajmëruar ndërhyrje të reja në institucionet arsimore të këtij rajoni. Ndër projektet e parashikuara është rikonstruksioni i shkollës “Vasil Kamami”, gjimnazit që i shërben komunitetit të Rajonit nr. 2. Një tjetër investim i rëndësishëm për zonën është nisja e punimeve për Çerdhen nr. 6, e cila do të ndërtohet në Qendrën Balashe dhe do t’u shërbejë banorëve të...