No Image Available

Buxheti kalon 10 miliardë euro: Sa përfitojnë pensionet dhe investimet publike?

Shqipëria do të shpenzojë mbi 10 miliardë euro gjatë vitit 2027, në buxhetin më të madh të parashikuar deri më tani i cili tashmë ka kaluar në Kuvend. Projektbuxheti i prezantuar nga ministri i Financave, Petrit Malaj në konferencën e kryetarëve parashikon rritje të të ardhurave më shumë investime publike dhe financim shtesë për pensionet, arsimin, shëndetësinë dhe sigurinë. Projektbuxheti parashikon arritjen e të ardhurave buxhetore në 907.9 miliardë lekë, ose rreth 9.4 miliardë euro ndërsa shpenzimet e përgjithshme do të kalojnë 976 miliardë lekë ose mbi 10 miliardë euro. Diferenca mes tyre do të mbulohet përmes financimit të deficitit buxhetor, i cili parashikohet në 2.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Qeveria parashikon që borxhi publik të zbresë në 52.4% të PBB nga 52.9% që...