Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Buxheti i ri për pensionet, ja sa do të përfitojnë të moshuarit
Buxheti për pensionet do të njohë një rritje të konsiderueshme deri në vitin 2028, sipas Programit Buxhetor Afatmesëm 2026– 2028, miratuar nga Këshilli i Ministrave. Sipas këtij dokumenti zyrtar, fondi për skemën e pensioneve do të rritet nga 176.2 miliardë lekë në vitin 2025, në 205.4 miliardë lekë në fund të vitit 2028. Rritja me mbi 29 miliardë lekë është pjesë e angazhimit për indeksim dhe mbështetje të qëndrueshme për të moshuarit, duke reflektuar, gjithashtu, ndikimin e plakjes së popullsisë dhe inflacionit. Skema publike e pensioneve do të mbështetet me fonde gjithnjë e më të mëdha për të garantuar vijueshmërinë...