Buxheti 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Buxheti 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Me nisjen e vjeshtës në skenën ekonomike rikthehet debati i përvitshëm, sa para do të mbledhin dhe si do të shpenzohen ato në vitin e ardhshëm. Buxheti i 2027-ës që pritet të kalojë 10 miliardë euro dhe paketa fiskale pritet të marrin formë gjatë javëve të ardhshme ndërkohë që bizneset kanë nisur ti paraqesin qeverisë kërkesat për lehtësira fiskale me synim uljen e kostove dhe nxitjen e investimeve. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i ka depozituar pranë Ministrisë së Financave propozimet për paketën fiskale të vitit të ardhshëm duke kërkuar rishikimin e barrës tatimore për sektorët prodhues dhe përpunues. Ndër kërkesat kryesore është ulja e TVSH për agropërpunimin në 5 deri në 7%, zero TVSH për fertilizantët si dhe përjashtimin nga TVSH në import...