Bushati: Rama është “padrino”, pushteti në Shqipëri funksionon si piramidë e një bande kriminale

Bushati: Rama është “padrino”, pushteti në Shqipëri funksionon si piramidë e një bande kriminale

Analisti Andi Bushati komenton mënyrën e funksionimit të pushtetit dhe marrëdhëniet mes Edi Ramës dhe disa prej figurave të rëndësishme të qeverisjes së tij. Ai e ka përshkruar Ramën si “padrino” të një strukture që, sipas tij, funksionon si një piramidë kriminale. Peka: Janë dyshe apo janë treshe? Bushati: Treshe nuk mund të them, pavarësisht se ka patjetër, kanë bashkëpunuar për punë shumë të zeza. Por, struktura e pushtetit në Shqipëri është si një piramidë e një bande kriminale. Rama i përdor, por Rama s’është ortak me asnjërin. Pra, Rama është padrino, që mund të ketë deal-e të përkohshme me Belindën, me Saimir Tahirin, me Erion Veliajn, me të tjerë, por nuk është ortaku i tyre. Kjo është struktura, kështu që unë për këtë nuk kam...