Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Burgosja e Imamoglu, qeveria gjermane ndalon eksportet e Eurofighter në Turqi
👁2328
Qeveria e koalicionit në largim e socialdemokratëve dhe të gjelbërve në Gjermani po bllokon shitjen e avionëve luftarakë Eurofighter Typhoon në Turqi. Sipas gazetës gjermane Handelsblatt, arsyeja për ndalimin e shitjes së Eurofighters në Ankara është burgosja e kryetarit të bashkisë së Stambollit dhe kundërshtarit të presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, Ekrem Imamoglu, me akuza për korrupsion, të cilat opozita turke i cilësoi si “të nxitura politikisht.” Sipas mediave vendase, Berlini ka kritikuar ashpër Erdoganin, duke folur për një “sulm ndaj demokracisë turke”, i cili justifikon veton për shitjen e Eurofighters, edhe pse ishte bërë përparim në këtë çështje në bisedimet konfidenciale midis kancelarit Olaf Scholz dhe presidentit turk në vjeshtë. Die türkische Luftwaffe...