Buqetë poetike nga Esad Mekuli: Malli për t’pambërrijtshmen
Në vazhdim ju sjellim një cikël të zgjedhur poetik nga bardi i letërsisë shqipe, Esad Mekuli. I VARUNI I KËNDON LIRISË Gjatë t’ashtuquejtunit “akcion për mbledhjen e armëve’’, i torturuem për me dorëzue pushkën që nuk e kishte –e vari vetën nji njeri…Burrat, në kalim, e vjedhin me sy dhe shpejt kalojnë. – O, ndëgjoni rrëfimin tim në këtë ditë që sa po gdhin: “Duert e përgjakuna i ke – më pëshpërisin pa pra.Nën thoj, i dashtun, aq thumba kush të nguli?Trupit i gjithë këto plagë, heu kush t’i ka ba? Kush në litar, fatzi, qafën ta përkuli? “A asht kjo, o v’lla ahmarrja jote e vetme, e trueme, për vuajtjet tona – mjerimin që kurr s’na u nda: në djersën tonë e gjakun...
Burimi:
kultplus.com