Bum huash, kredia po bëhet zakon, shqiptarët investojnë më shumë

Bum huash, kredia po bëhet zakon, shqiptarët investojnë më shumë

Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë morën 203 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me janar-qershorin e vitit të shkuar, huatë janë zgjeruar me 21.3 miliardë lekë apo 11.7 për qind. “Kjo rritje tregon një besim më të madh të qytetarëve dhe biznesit ndaj sistemit bankar, por edhe një nevojë të shtuar për financim në një periudhë me inflacion të ulët dhe interesa më të qëndrueshme”, tha për A2 CNN, Artur Ribaj, pedagog, ekspert i sistemit bankar. “Arsyeja kryesore siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë lidhet me kreditë hipotekore...