Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Bullgaria vendos kontroll çmimesh ndërsa afrohet kalimi në euro
Parlamenti i Bullgarisë miratoi të mërkurën një ligj që vendos kontrolle njëvjeçare të çmimeve duke filluar nga 8 gushti, si pjesë e procesit teknik të kalimit drejt monedhës euro, që pritet të ndodhë në janar.Ky vendim vjen pasi ministrat e Financave të Bashkimit Europian vendosën këtë muaj kursin e këmbimit mes levës bullgare dhe euros – hapi i fundit për ta bërë Bullgarinë anëtaren e 21-të të eurozonës.Muajin e kaluar, ministrat e financave të BE-së dhanë mbështetje zyrtare për anëtarësimin e Bullgarisë në eurozonë, pas vlerësimeve pozitive të Komisionit Europian dhe Bankës Qendrore Evropiane mbi gatishmërinë e vendit.Sipas faqes zyrtare...