Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Bujqit t’i shesin vetë produktet e tyre”, Braçe akuzon tregtarët për abuzim me çmimet e fruta-perimeve: Të blesh të hënën në Tiranë është tmerr
Deputeti Erion Braçe ka denoncuar sërish publikisht rritjen e paprecedentë të çmimeve të perimeve dhe frutave në vend. Ai shprehet se produktet e stinës janë me çmime shumë më të larta në Tiranë nga ajo që tregtohet nga bujqit. “Tirana/5 sa të blesh të hënë është tmerr, mbase dhe çdo ditë tjetër; perimet e frutat janë shuuuumëëë shtrenjtë! Domate 110-130 lekë/kg, kastraveci 100-110 lekë/kg, bizele 300 lekë/ kg, mashurka 250-270 lekë/kg, speca 150 lekë/kg, qershi 650-1000 lekë/kg, nektarinë 280-300 lekë/kg, shalqi 50-60 lekë/kg;të gjitha janë perime e fruta të stinës;dmth tani kanë periudhën kur bëhen masive e normalisht duhet të kishin çmime të tjera, çmime të drejta! Jooooo, nuk janë arsyet abuzimi me çmimet; po ju marr veç shalqirin-dje, shitej në Divjakë me 23 lekë/kg;...