“Bufi në hije, bretkosat në diell”, Rama thumbon opozitën: Më akuzojnë për bullizim se i dhemb e vërteta e satirës sime

“Bufi në hije, bretkosat në diell”, Rama thumbon opozitën: Më akuzojnë për bullizim se i dhemb e vërteta e satirës sime

Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me qytetarët në Lezhë, ku vijoi tonet e ashpra ndaj opozitës dhe veçanërisht Partisë Demokratike. Duke mos kursyer ironinë dhe satirën, Rama e cilësoi sërish PD-në si një “kënetë”, ndërsa liderin e saj, Sali Berisha, e quajti “bufin e kënetës”. “Unë nuk i bullizoj, satira dhe karikatura janë format më të larta të kritikës. Satira është e dhimbshme. Nuk e ka fajin ai që bën satirën, pyet veten pse të dhemb”, deklaroi kreu i qeverisë, duke iu referuar reagimeve nga opozita.  ...
Burimi: Sot.com.al