Brozi thirrje studentëve: Mbani larg Berishën dhe klanin e tij kriminal nga protesta, do të përgjakë Shqipërinë për të shpëtuar veten!
Zef Brozi, ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit në Shqipëri, ka reaguar sërish për protestat e dhunshme që po zhvillohen për të pestën ditë në vend. Brozi u ka bërë thirrje studentëve dhe nxënësve protestues që të mbajnë larg protestës kryedemokratin Sali Berisha dhe klanin e tij kriminal, që sipas tij synojnë të përgjakin përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten e tyre. Më tej Brozi u ka bërë thirrje protestuesve që të shmangin aktet e dhunës, si dhe Qeverisë, Presidentit e Parlamentit që të marrin masa konkrete për zgjidhjen e kërkesave të studentëve. Reagimi i Zef Brozit: Studentë dhe nxënës protestues – Mbani larg protestës suaj Sali Berishën dhe klanin e tij kriminal që don ta përgjakë përsëri Shqipërinë për të shpëtuar veten e tij! Jam...
Burimi:
javanews.al