Broja “zgjon” interesin nga Bundesliga, 2 klube gjermane monitorojnë yllin shqiptar

Broja “zgjon” interesin nga Bundesliga, 2 klube gjermane monitorojnë yllin shqiptar

Vetëm pak orë përpara startit të ndeshjes mes Letonisë dhe Shqipërisë, një lajm i bujshëm merkatoje ka ardhur për Armando Brojën. Siç raporton gazetari i njohur i Sky Sports Deutchland, Florian Plettenberg, dy klube nga Buundesliga kanë nisur monitorimin ndaj yllit të Kombëtares shqiptare. RB Leipzig dhe Wolfsburg po e monitorojnë me kujdes 23-vjeçarin, i cili këtë verë pritet të largohet nga Chelsea. Shuma që “Blutë” e Londrës kërkojnë për Brojën është 20 milionë euro dhe të dyja klubet do të jenë të gatshme që të nisin menjëherë negociatat për një kalim të mundshëm të shqiptarit drejt Bundesligës.   🚨🔎...
Burimi: Opinion.al