Broja kërkon largimin nga Çelsi, në garë Milani, Ajaksi dhe Lajpcigu

Broja kërkon largimin nga Çelsi, në garë Milani, Ajaksi dhe Lajpcigu

Vera që sapo ka nisur pritet ta gjejë Armando Brojë në një ekip të ri. Sulmuesi shqiptar duket se është lodhur me huazimet e njëpasnjëshme. Kontrata e tij përfundon në vitin 2028, por 23-vjeçari dëshiron të largohet në mënyrë të përhershme nga Çelsi në këtë merkato transferimesh. Gazetari i tabloidit britanik “The Sun”, Rahman Osmani, ka zbuluar se 4 ekipe janë të interesuara për të blerë kartonin e Brojës. Milani, Ajaksi, Lajpcigu dhe PSV Eindhoveni janë në garë për të siguruar shërbimet e Brojës. Mbetet për të parë se cila do të jetë zgjedhja e sulmuesit shqiptar./Sport Ekspres/
Burimi: Sportekspres.com