Britania vijon mbështetjen ndaj Ukrainës! Londra premton furnizimin me raketa të reja Storm Shadow

Britania vijon mbështetjen ndaj Ukrainës! Londra premton furnizimin me raketa të reja Storm Shadow

Mbretëria e Bashkuar po përgatitet të furnizojë Ukrainën me raketa të reja me rreze të gjatë veprimi Storm Shadow, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar kapacitetet ushtarake të Kievit dhe për të reduktuar varësinë e tij nga mbështetja amerikane. Sipas agjencisë Bloomberg, çështja e rimbushjes së rezervave të raketave është diskutuar gjatë vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Londër, në një kohë kur Ukraina po kërkon të ruajë aftësinë për të goditur objektiva ushtarake në thellësi të territorit rus. Paralelisht me furnizimet e reja, Britania po punon për zhvillimin e sistemeve të tjera të armatimit me rreze të gjatë veprimi, të cilat synojnë t’i japin Ukrainës më shumë pavarësi në kryerjen e operacioneve ushtarake, duke zvogëluar nevojën për armë dhe teknologji amerikane. Një...