Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

Britania përgatitet për skenarët më të këqij, qytetarëve u kërkohet të sigurojnë rezerva për 3 ditë

Britania e Madhe u ka bërë thirrje qytetarëve të përgatiten për situata emergjente, duke siguruar ushqime, ujë dhe sende të tjera të nevojshme për të paktën tri ditë. Kjo masë synon të ndihmojë familjet të përballojnë pasojat e mundshme të sulmeve kibernetike, terrorizmit apo veprimeve armiqësore nga shtete të huaja, si Rusia. Ministri britanik i Mbrojtjes, Wes Streeting, u ka kërkuar familjeve të mendojnë se si do të vepronin nëse do të ndërpriteshin shërbimet thelbësore, furnizimi me produkte ushqimore apo sistemi i pagesave në supermarkete. Ai theksoi se këto rreziqe nuk duhen konsideruar thjesht si mundësi teorike, por si kërcënime reale që kërkojnë përgatitje. Sipas tij, Britania duhet të forcojë aftësinë për t’u përballur me krizat, krahas masave për sigurinë kombëtare. Në muajt e ardhshëm,...